Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vetaksidenti me fatalitet në Ranillug, vdes edhe personi i dytë

    14/03/2025 14:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut.

    Në vendin e ngjarjes kishte mbetur e vdekur një 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit ndërsa për në Urgjencën e Gjilanit ishin trasportuar dy pasagjeret të cilat kishin marr lëndime trupore.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

    “Një prej personave që janë aksidentuar nuk e kanë sjellë në spital. Sipas të gjitha gjasave është e vdekur në vend. Një tjetër që e kanë nisur për në spital e kanë sjellë pa shenja jete, po besoj gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë dhe ka pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave ato e kanë shkaktuar vdekjen, por ajo mbetet të verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

    “Kufoma e të ndjerës ende është këtu dhe presim që të vijë ekipi i IML-së për ta marrë. Kurse personi i tretë ka pasur lëndime në mushkrinë e djathtë si pasojë e traumës, si dhe lëndime në formë të thyerjes së unazës së katërt lumbale dhe ajo është rrugës për në QKUK. Ajo mund të themi që është jashtë rrezikut për jetë, por për trajtim të mëtutjeshëm e kemi nisur për në QKUK” ka thënë Emini për Dukagjinin, duke shtuar se e lënduara e tretë që është dërguar në QKUK, është e lindur në vitin 2004.

    Lajmin për aksidentin e konfirmoi për Gazetën Demos zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.   

    “Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”, ka thënë Hashani.

    Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë ka thënë Hashani.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Të Fundit

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.