Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ka kritikuar BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare për heshtjen për atë që po ndodh në veri të Kosovës.
Vulin tha se njësitë e armatosura nga Prishtina janë shumë të rrezikshme në raport me njerëzit e paarmatosur ndërsa paralajmëroi që të mos përdoret dhunë kundër serbëve në Kosovë pasi ata nuk janë vetëm.
“Ata erdhën me armë të gjata, snajperë, armë automatike, ndërsa u përshëndetën nga serbët me duar të zhveshura. Veprim shumë i rrezikshëm. Nuk është çështje se kush ka një fuçi më të madhe, porkush do të dëshironte që të humbasë kokën për shkak të marrëzisë të Albin Kurtit i cili dëshiron të marrë më shumë vota. ”, theksoi Vulin.
Ai pyeti se çfarë lloj reciprociteti është dhe të cilit Kurti i referohet, sepse Kosova, thotë ai, “nuk është shtet”.
“Kur të takohemi në OKB, ne do të jemi në gjendje të flasim për reciprocitetin,” shtoj Vulin.