Gjykata Kushtetuese sot ka konstatuar se shkarkimi i tetë anëtarëve të Bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës është bërë pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për RTK-në.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari Ridvan Berisha, i cili ka thënë se ‘komesarët’ e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, duhet të dorëhiqen.
Ai poashtu ka potencuar se Besnik Boletini e Shkumbin Ahmetxhekaj duhet të përfundojnë në burg.
“Ambasda Britanike, përkatësisht disa kosovarë që punojnë aty, uroj të ta’ menaxhojnë idhnimin me Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar mes tjerash Berisha në Facebook.
Postimi i plotë: