Qeveria e Kosovës sot ka marrur vendim që prona prej 30 hektarësh e njohur si “Damper” në Suharekë, t’i kaloj në pronësi Ministrisë së mbrojtjes, shkruan Gazeta Demos.
E pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili tha se në këtë vend ai ka premtuar disa projekte zhvillimore si: Tregu Javor, Stadiumi i ri, Zjarrefikesit, Qendra e Mjeksisë Familjare etj. Mirepo sipas Muharremajt ky vendim i qeverisë duhet të respektohet.
“Aty planifikohej që Tregu Javor, Qendra e Zjarrëfikësve, Qendra e Re e Mjeksësisë Familjare, Stadiumi i ri dhe shumë projekte tjera, të ishin brenda kësaj zone e të njejtat si investime të planifikuara natyrisht do të orientoheshin me miratimin edhe të Asamblesë Komunale, e që kjo e fundit ka një vendim për këto zonë që i takon në proces zhvillimor Komunës së Suharekës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.