Kidnapimi i tre policëve kosovarë, nga forcat serbe ka ngjallur reagime të shumta në vcend dhe jo vetëm, shkruan GazetaDemos.
Për këtë ka reaguar edhe deputeti i DLK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se është marrëzi kidnapimi i policëve dhe se të njëjtit duhet të lirohen menjëherë.
Ai ka kritikuar edhe kryeministrit kosovar Albin Kurti për çka ka thënë se kjo është shkak i paaftësisë së Qeverisë.
Postimi i plotë:
Marrëzi është kidnapimi i policëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës.
Policët, djem të Kosovës duhet të lirohen menjëherë, politika e dështuar po paguhet me poshtërime të shtetit.
Nga paaftësia e kësaj qeverie , Ju bëj thirrje autoriteteve më të larta ndërkombëtare që të ndërhynë në këtë situatë dhe policët e kindapuar nga Serbia agresore, të lirohen sa më parë, duke mos u përsëritur kurrë kjo pamje e lig.
Pa përjashtim të ndëshkohet Serbia për veprimet e bandave kriminale të saj.
Kryeminister a e kuptuat që politikat e Facebook-ut janë të dëmshme për vendin tonë?