Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dëshmitari i pestë në Speciale, thotë se ishte pjesë e UÇK-së

    22/05/2023 10:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dëshmitari i pestë në Dhomat e Specializuara të Hagës, po e vazhdon dëshminë e tij, kryesisht në seancë të mbyllur.

    Përveç masave strikte mbrojtëse, pjesa më e madhe e dëshmisë së tij ka qenë e mbyllur. E në ato minuta sa ishte e hapur, dëshmitari ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e UÇK-së.

    Dëshmitari gjithashtu ka pretenduar se disa pjesëtarë të UÇK-së me maska, ia kishin kidnapuar disa anëtarë të familjes.

    “Po. Këta kanë pasur uniforma të zeza me emblemat e UÇK-së. Edhe maska të zeza në fytyrë. Pasi e kam marrë kerrin, e kam marrë edhe armën edhe i kam hyp kerrit që i kanë marrë të afërmit e mi me maska. Me dalje të fshatit i kanë zbrit dy të afërmit e mi nga makina, edhe babën e kishin lanë mrena në makinë”, deklaroi dëshmitari.

    Dëshmitari më u pas u ballafaqua me pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit. Njëri nga avokatët e pyeti dëshmitarin nëse ka pasur ndonjë dokument apo dëshmi, që e vërteton se ai ishte pjesë e UÇK-së.

    “Unë jam dalë në ora 2 të natës atë natë. Të nesërmen i ka marrë shënimet komandanti kush ka qenë. Nuk më kanë dhënë ndonjë kartelë”, deklaroi dëshmitari.

    Dëshmitari tha se ata i blenin vetë disa materiale, e më pas i qepnin.

    “E kam blerë vetë. Se nuk ka pasur. E kam blerë vetë. Si kamuflazh e kena paguar vetë. Si cerada, ato i këna ble e ato i këna qepë. Në rast se nuk ke pasur armë, ti s’ke pas nevojë as me ble as…Nuk mundem me thanë për askënd. Nuk besoj që dikush ka blerë uniformë pa qenë i kyçur”, tha dëshmitari.

    Në aq pak minuta sa ishte seanca publike, avokati mbrojtës e pyeti dëshmitarin nëse i kishte parë personat që ia kishin kidnapuar familjarët. Dëshmitari tha se i ka parë disa, por që nuk ka guxuar të afrohet pasi ishin me armë.

    “E kam parë 1 dhe 2. Treshin nuk e kam parë. Po edhe ai u kanë mrena po nuk e kam pa. Me sytë e mi i kam parë 1 dhe 2 kah janë shkuar poshtë. Nuk më lanë ata me maska me u afru. Kerri ecke, ata mrapa kerrit, dhe ma drejtoj armën tha nuk ki nevojë me u afru më afër”, deklaroi dëshmitari më tutje.

    Artikuj të ngjashëm

    Haga nuk e lejon nipin që ta takojë Rexhep Selimin

    Specialja merr vendim për kërkesën e Selimit lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në paraburgim

    Fillon konferenca e parë mbi ecurinë në çështjen gjyqësore ndaj Haxhi Shalës

    Të Fundit

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.