Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avdyli porosi ish-bashkëpartiakëve të tij: Krenar për asociacionin mund të ndjehen Vuçiqat e Daçiqat

    12/05/2023 15:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Haxhi Avdyli ka dalur edhe një herë kundër ish-bashkëpartiakëve të tij nga LDK. Deputeti i Partisë Guxo thotë se krenar për asociacionin mund të ndjehen vetëm Vuçiqat e Daçiqat.

    Sipas tij, as lumi i Bistricës nuk i shpërlan dot ata që kanë pranuar që Kosovës t’i shtohet asociacioni i komunave serbe.

    Postimi i plotë i tij:

    “Dërgimi në kushtetuese dhe letra e Mogherinit për Asociacionin një tentativë e kotë për tu shfajësuar.
    Edhe pse marrëveshja e Ahtisarit parasheh drejta afirmative si askund për pakicën Serbe, disa ish udheheqës të vendit patën pranuar ta futnin Kosovën në aranzhmane të reja të dëmshme, duke pranuar asociacion njëetnik me kompetenca .
    Sju mjaftoi nënshkrimi për të por e bënë edhe marreveshje të votuar nga Kuvendi.
    E sot paturpësisht e me një lloj krenarie thonë e kemi dhënë mundësinë që Gjykata kushtetuese të jap mendim.
    Po është më se normale, dhe asgje e jashtëzakonshme që Gjykata kushtetuese duhet të jep mendim për nje organizim të tillë administrativ një etnik, kur e dimë që në kushtetuese u dërgua edhe çmimi tavan për vaj e sheqer.
    Sado që këta kumbarët e asociacionit kanë për tu munduar të shpëlahen nga përgjegjësia me do letra e procedura normale, as lumi Bistricës nuk shpërlan dot që kanë pranuar që Kosovës ti shtohet një asociacion për komunat të cilat i japin llogari politike shtetit që mohon ekzistencën tonë .
    Tash lufta politike po zhvillohet që të minimizohet dëmi i marreveshjeve të kaluara e që ky asociacioni i krijuar tashmë si fakt juridik të jetë pa kompetenca ekzekutive që do defunksionalizonte shtetin.
    Kurse ju kumbarët të asociacionit nëse nuk ndjeheni të turpëruar e të penduar së paku fshehuni nga opinioni një kohë derisa të kaloj kjo furtunë e shkaktuar nga veprimet e juaja.
    Krenar për asociacionin mund të ndjehen Vuqiqat e Daqiqat e jo ju” shkruan Avdyli në reagim.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhi Avdyli propozon që zgjedhjet të mbahen gjatë verës, kur në Kosovë është Diaspora

    Kurti tha se Kosova po vuan për shkak të sanksioneve, Avdyli: S’kanë kurrfarë efekti, janë fiktive

    Haxhi Avdyli: Thirrja e SHBA-ve për dinarin serb të merret seriozisht

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.