Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ancelotti e krahason Viniciusin me Maradonën dhe Pelen

    28/04/2023 14:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka krahasuar trajtimin që Vinicius Junior merr në fushë me atë të legjendave të futbollit, Peles dhe Diego Maradonas.

    Trajneri italian po fliste para ndeshjes së tyre në shtëpi me Almerian të premten, dhe pjesa më e madhe e konferencës për shtyp u përqendrua te Vinicius dhe “sfidat” e tij me racizmin dhe ndërhyrjet e kundërshtarëve ndaj tij.

    “Nga njëra anë është ajo që ndodh në fushë dhe nga ana tjetër, jashtë saj. Jashtë kësaj, është keq për shoqërinë, të ketë ende racizëm. Një shoqëri moderne nuk mund të jetë e tillë”, deklaroi Ancelotti, transmeton lajmi.net.

    “Në fushë, e vërteta është se lojtarët e godasin shumë, është e qartë. Edhe Maradona apo Pele u goditën shumë, për fat të keq. Fati ynë është që Vinicius ka një fizik të fortë dhe është i aftë të durojë këto sfida”, shtoi trajneri italian.

    22-vjeçari brazilian është pjesë e Real Madridit nga viti 2018 kur u transferua nga Flamengo për 45 milionë euro.

    Vlera e tij në treg tani për tani është 120 milionë euro, bazuar në të dhënat e uebfaqes “Transfermarkt”.

    Artikuj të ngjashëm

    Ancelotti flet për Mbappen para ndeshjes së nesërme ndaj Lille

    Viniciusi, Kokes: Unë dy Liga të Kampionëve, ti asnjë

    Nuk ka më transferime tek Real Madrid

    Të Fundit

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.