Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jeremiq: Vuçiq në Ohër nuk tha që nuk e ka pranuar planin

    27/04/2023 12:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se procedura për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB) do të fillojë nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk shkon në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk thotë se Serbia është kundër.

    Jeremiq ka deklaruar për portalin serb Nova.rs se procedura do të fillojë nëse Vuçiq “nuk i fton anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Rusinë dhe Kinën, të votojnë kundër”.

    Ai beson se është e nevojshme që Vuçiq ta thotë këtë personalisht në Nju Jork në seancën e KS-së të enjten pasdite.

    “Ai nuk ka pse t’i thotë askujt “turp të kesh” dhe “hup atje”, por thjesht të përdor një gjuhë të civilizuar për të thënë se Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB”, ka thënë Jeremiq.

    Sipas tij, Kosova “nuk është shtet dhe nuk do të bëhet” nëse nuk zbatohet plani “franko-gjerman”, sepse Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së.

    Ai ka akuzuar Vuçiqin se ka gënjyer se nuk e ka pranuar marrëveshjen “franko-gjermane”, por “vetëm konceptin”, dhe ka shtuar se sipas këtij plani, Kosova është shtet i pavarur fqinj me Serbinë.

    “Marrëveshja u publikua në faqen e internetit të Komisionit Evropian, zëvendës presidenti i të cilit Josep Borrell ka thënë më 27 shkurt se plani është dakorduar, dhe Vuçiq atë mbrëmje nuk tha se nuk e pranoi atë plan, por shikonte në tokë dhe thoshte se e ka vështirë”, ka thënë Jeremiq.

    Sipas fjalëve të tij, Vuçiq ka pranuar edhe marrëveshjen edhe zbatimin e saj, dhe kjo është e padiskutueshme.

    Ai ka deklaruar se tashmë ka filluar zbatimi i planit “franko-gjerman” dhe se dy pikat e para të zbatimit të planit tashmë janë zbatuar.

    “E para është se Serbia ka pranuar deklaratën për personat e zhdukur në mënyrë të dhunshme  gjatë luftës së vitit 1999, e cila u hap rrugë familjeve të shqiptarëve të Kosovës të kërkojnë dëmshpërblime astronomike nga gjykatat serbe dhe nëse nuk u jepet, atëherë ata mund të kërkojë kompensim para gjykatës në Strasburg”, është i vetëdijshëm Jeremiqi, dhe ka shtuar se kjo mund t’i kushtojë Serbisë miliarda euro.

    Pika e dytë është pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe procedura e pranimit për këtë është nisur në bazë të marrëveshjes “franko-gjermane”, ka vazhduar ai.

    “Është e shkruar qartë në dokumentin e miratuar në Strasburg. Nëse nuk e ndalojmë zbatimin e planit, Kosova do të anëtarësohet në UNESCO, Interpol, OKB dhe në fund në NATO”, ka thënë Jeremiq.

    Ai ka përsëritur se në këtë marrëveshje shkruhet se Serbia dhe Kosova janë të barabarta në hapësirën ndërkombëtare.

    Meqë Serbia është shtet i padiskutueshëm, atëherë edhe Kosova është shtet sipas këtij dokumenti, ka përfunduar Jeremiq, duke shtuar se “kjo duhet të ndalet me referendum”.

    Artikuj të ngjashëm

    Jeremiq: Të refuzohet plani franko-gjerman pas zgjedhjeve, çështja më e rëndësishme

    Jeremiq kërkon referendum në Serbi për planin franko-gjerman

    Ky është studenti kosovar që e “djersiti” Jeremiqin me pyetjet e tij në Vjenë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.