Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ky është studenti kosovar që e “djersiti” Jeremiqin me pyetjet e tij në Vjenë

    08/02/2023 22:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Politikani dhe diplomati serb, Vuk Jeremiq, gjatë ditës së martë ka qëndruar në Austri, pasi që ishte ftuar në cilësinë e folësit nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

    Me temën “Roli i Gjeopolitik i Ballkanit”, diskutimin e tij ai e kishte zhvilluar më shumë për rolin e Serbisë se sa për atë që ishte thirrur të flasë, shkruan Klan Kosova.

    Duke treguar se si Kosova e ka shpallur Pavarësinë e saj “në mënyrë të njëanshme”, e se si Administrata e Bushit kishte vepruar “gabimisht” me njohjen e mëvetësisë së saj, Jeremiqi u zu në befasi nga një djalë i ri që u ngrit në këmbë dhe ia bëri ca pyetje të vështira.

    Ishte Flamur Lladrovci nga Gllanasella e Drenasit, që momentalisht studion shkencat politike në Universitetin e Vjenës, ai i cili “e zgjoi” Jeremiqin nga “ëndrra e tij e bukur” me pyetjet e tij.

    Klan Kosova e ka zhvilluar një bisedë me Lladrovcin për të mësuar më shumë rreth ngjarjes që ndodhi në kryeqytetin e Austrisë.

    “Ka qenë një diskutim i hapur që është organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës. Ata mbajnë shpesh takime dhe unë kam shkuar së bashku me një mik timin. Tema që ka qenë ‘Roli Gjeopolitik i Ballkanit’ ku Vuk Jeremiqi ka qenë i ftuar në cilësinë e folësit. Ai në fakt ka folur shumë pak për rolin gjeopolitik të Ballkanit; ndërsa ka folur më shumë për Serbinë”.

    “Ai non-stop e ka nënvizuar qëndrimin e tij ndaj Kosovës – ka thënë që Kosova nuk e ka marrë pavarësinë në mënyrë ligjore dhe se ka qenë gabimi i madh i Administratës së Bushit që e ka përkrahur shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, thotë studenti kosovar.

    Lladrovci tregon se ka qenë i vetmi shqiptar në atë sallë ku është zhvilluar diskutimi dhe se ai nuk e ka kundërshtuar fjalimin e Jeremiqit pa i ardhur koha për pyetje.

    “Takimi ka zgjatur një orë e gjysmë. Një orë ka folur ai dhe gjysma tjetër na ka takuar neve që të bëjmë pyetje sepse ka qenë një diskutim i hapur. Aty ka pasur shumë studentë në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Kanë qenë edhe disa austriakë të moshuar të cilëve nuk ua kam ditur profesionin – shqiptarë nuk ka pasur hiç”.

    “Unë e kam ditur që po organizohet një diskutim i tillë dhe kam dashur ta dëgjoj mendimin tjetër për gjendjen e Ballkanit”, shprehet ai.

    I riu kosovar tregon se në temën e parë ku është ballafaquar me diplomatin serb, ka pasur të bëjë me numrin e shteteve që e kanë njohur mëvetësinë e shtetit më të ri në Evropë.

    “Ka thënë se aktualisht janë më pak se 100 shtete që e njohin Kosovën, pasi që sipas tij, shumë prej tyre i kanë tërhequr njohjet”.

    “Ai tha se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës nuk tregojnë nëpër media se në çfarë kushtesh jeton minoriteti serb në Kosovë. Edhe këtu e kam kundërshtuar dhe e pyeta se ‘pse ju nuk flisni për minoritetin shqiptar që jeton në Serbi’? Pastaj i mora si shembull përmendoret e dëshmorëve në Luginën e Preshevës dhe e pyeta se ‘pse janë hequr përmendoret e heronjve të shqiptarëve?’”, vazhdon Lladrovci në bisedën me Klankosova.tv.

    Studenti kosovar tregoi se si Jeremiqi, në ligjërimin e tij ka theksuar se Serbia e ka identitetin e saj kombëtar që përbëhet nga gjuha, feja dhe shkrimi.

    “Këtu unë e pyeta se çfarë përfiton Kosova nga të qenit pjesë e Serbisë kur nuk e ka të njëjtë as gjuhën, as shkrimin dhe as fenë?”.

    “Jeremiqi në fakt nuk u përgjigj tamam në pyetjet e mia. Ai insistoi duke thënë se aktualisht janë më pak se 100 shtete që e kanë njohur Kosovën. Sa i përket minoriteteve, ai nuk u përgjigj për minoritetin shqiptar, por tha se komuniteti hungarez qëndron shumë mirë në Serbi, pasi që sipas tij, janë edhe në Qeveri. Ndërsa në pyetjen se çka përfiton Kosova nëse është pjesë e Serbisë, ai nuk u përgjigj fare”, potencoi Flamur Lladrovci.

    I pyetur se a pati ndonjë reagim nga audienca për këto pyetje që ia drejtoi Jeremiqit, Lladrovci tha se në sallë më shumë ka pasur austriakë të cilët kanë qenë neutralë karshi kësaj ngjarjeje.

    Kujtojmë se Jeremiqi ka shërbyer  si president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga viti 2012 deri më 2013 dhe si Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë nga 2007 deri më 2012.

    Artikuj të ngjashëm

    Jeremiq: Të refuzohet plani franko-gjerman pas zgjedhjeve, çështja më e rëndësishme

    Jeremiq kërkon referendum në Serbi për planin franko-gjerman

    Jeremiq: Vuçiq në Ohër nuk tha që nuk e ka pranuar planin

    Të Fundit

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.