Gjatë një videoje live në rrjete sociale, Fero ka bërë një deklaratë të fortë për të ëmën e tij.
Reperi ka treguar se ajo e ka dhunuar kur ka qenë i vogël, teksa ka shtuar se nëse kjo gjë do t’i ndodhte tani, ai do ta denonconte.
“Mua më ka goditur njëherë me tigan, më ka nxirë syrin dhe ashtu kam shkuar në shkollë. Që ta dija tani, t’i kisha ato mend që kam tani kur kam qenë i vogël,do e kisha çuar në polici dhe e kisha futur në burg”, ka thënë reperi.