Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Opozita kritikon Projektligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

    04/04/2023 14:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

    Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani ka thënë se ky projektligj ka qenë nevojë e kahershme dhe se do të ndihmojë të gjithë profesionistët shëndetësor, transmeton GazetaDemos.

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se pjesa më e rëndësishme është pika e parandalimit, për çka shtoi se duhet të rishikohet.

    “Mendoj që pjesa që ndërlidhet me gjobat ka hapësirë për t’u rishikuar, në pjesën e parandalimit. Pjesa kryesore që duhet të ketë vëmendja është mes personave juridik dhe privat. Ne e kemi një vendim të Kushtetueses në lidhje me karantinimin”, ka thënë Zemaj.

    E deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka kritikuar për emërtimin e projektligjit.

    “Unë e kam shpreh shqetësimin tim qe ky ligj ka ardhur para Ligjit për Shëndetësi, nuk është në rregull. Askund nuk gjeni konceptin sëmundje ngjitëse, janë sëmundje infektive. Pandemitë do të jenë pjesë e jetës sonë, kjo është kosto e globalizimit. Në këtë ligj mungojnë sëmundjet e udhëtarëve. Më së shumti me këtë përballet Klinika Infektive”, tha ai./Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmëron ish-këshilltari i Thaçit: Besoj që krerët e UÇK-së kanë me u liru këtë vit

    Ky është 25 vjeçari që luan CSgo me një dorë: Nuk i kam dy duart, por nuk nalna

    Komandant Shkupi përlotet në studio: Dëshmorin e parë e lëshoi shpirtin nga gëzimi që veshi uniformën e UÇK-së

    Të Fundit

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Të shtënat me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë – Policia identifikon të dyshuarin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.