Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    17 vjet nga vdekja e Millosheviqit

    11/03/2023 09:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot janë bërë 17 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit, ish-president i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë.

    Millosheviq që ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuza më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

    Ironikisht, vdekja Millosheviqin e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

    Me të marrë pushtetin, “Slloba”, siç njihej në qarqet e ngushta, kishte bërë  reforma për ndryshime kushtetuese të cilat reduktonin autonominë e provincave, çfarë ishte Kosova.

    Krimet kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit cilësohen si më të rëndat qysh nga ato të nazizmit gjerman.

    Vetëm në Srebrenicë të Bosnjës janë vrarë më së tetë mijë veta, në atë që tani njihet si masakra e Srebrenicës.

    Krime të ngjashme ushtria serbe nën urdhrat e Millosheviqit ka kryer edhe në Kosovë derisa rezistenca e armatosur shqiptare dhe më pas bombardimet e aleancës ushtarake perëndimore e ndaluan.

    Jo larg nga intervenimi i NATO-s Sllobodan Millosheviq u arrestua. Saktësisht me 1 prill 2001.

    Ai u transferua për gjykim në Tribunalin e Hagës. Vdiq pa u dënuar, derisa gjykimi po vazhdonte, me 11 mars 2006.

    Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

    Vetëm në Kosovë regjimi i udhëhequr nga Millosheviq ka shpërngulur afër një milionë shqiptarë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre.

    Pos të dëbuarve janë vrarë edhe 13 mijë persona, shumica civilë, kurse të zhdukur kanë qenë 5 mijë njerëz, shumica prej tyre janë gjetur, por vazhdojnë të jenë më shumë se 1 mijë persona ende të pagjetur, njofton Klankosova.tv.

    Sllobodan Millosheviq ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006.

    Gjatë karrierës së tij politike, Millosheviq mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997.

    Pastaj postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000.

    Ndërsa ishte kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001.

    Artikuj të ngjashëm

    Gazetari holandez pas fletarrestit për Putinin: Tani ai ka vetëm një opsion ose përfundon si Millosheviqi

    Zëdhënësi i AAK-së: Kurti po i godet grevistët, të paktën nuk po i largon nga puna sikur Millosheviqi

    Ky është gjyqtari i regjimit të Millosheviqit që ktheu në rigjykim rastin “Veteranët”

    Të Fundit

    Bajrami i reagon VV-së pasi ‘LS’ s’u certifikua: Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, patriotizëm i rremë

    Reagon Cakolli: Jemi këtu për parime demokratike, jo për t’iu nënshtruar linçimeve

    Aksident mes dy veturave në Jabllanicë të Pejës.

    KQZ refuzon certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

    Përfaqësuesja e Listës Srpska në KQZ i reagon Kurteshit: Pse nuk i keni sjellë më herët këto dëshmi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.