Gazetari holandez, Harald Doornbos, shkruan se pas lëshimit të fletarrestit për Vladimir Putinin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për presidentin rus ka mbetur vetëm një opsion, që ai të ngulmojë dhe të qëndrojë në pushtet me çdo kusht ose përndryshe do të përfundojë sikurse Sllobodan Millosheviqi.
“Opsioni i vetëm i Putinit tani është të ngulmojë dhe të qëndrojë në pushtet me çdo kusht, sepse përndryshe ai do të përfundojë si Millosheviqi”, ka shkruar gazetari holandez Doornbos.
Doornbos këtë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale e ka konsideruar si të kuptimtë, megjithatë ka shprehur skepticizmin e tij se koha për këtë vendim mund të mos jetë përzgjedhur strategjikisht, sepse sipas tij tashmë nuk ka kthim prapa për Vladimir Putinin.
Aan de ene kant logisch dit, aan de andere kant is de timing wellicht niet erg strategisch gekozen omdat er nu werkelijk geen weg meer terug is voor Putin. Enige optie voor Putin is nu volhouden en ten koste van ALLES aan de macht blijven omdat-ie anders eindigt als Milosevic. https://t.co/31ZPGqnT4B
— Harald Doornbos (@HaraldDoornbos) March 17, 2023