Gazetari, Ridvan Berisha përmes një statusi në Facebook ka komentuar takimin e mbrëmshëm në Bruksel.
Ai ka thënë se dakordimi i mbrëmshëm Kurti-Vuçiq në Bruksel si dhe të tjerat marrëveshje janë si rezultat i pakos së Ahtisaarit.
Tutje ai ka thënë se kostoja e paqes me Serbinë po na shpie drejt një autonomie për serbët në Kosovë përmes një procesi që askush nuk ia di fundin.
Sipas Berishës Vetëvendosja me në krye Albin Kurtin, AAK-në dhe NISMA-n i kanë humbur kohë Kosovës në zbatimin e marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.
Statusi i plotë:
1) Me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, Republika e Kosovës ishte zotuar të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
2) Nga protestat tepër të dhunshme në Prishtinë, kreu i LVV-së, Albin Kurti me mbështetjen e AAK-së dhe të NISMA-s, Asociacionin dhe Demarkacionin e kthyen në kauzë, e cila pastaj e trembi qeverinë asokohe, duke ndikuar kështu që Kosova të mos i përmbushë zotimet ndërkombëtare për t’a bërë statutin e asociacionit sipas frymës dhe germës kushtetuese
3) Kosova i humbi 8 vjet vjet, që prej vitit 2015, nën diskursin e përplasjeve të brendshme vetëm për pushtet, në betejat sistematike të ashpëra midis liderëve.
4) Sot, 8 vjet pas, e kemi edhe demarkacionin dhe edhe dakordimin e kryeministrit Albin Kurti për asociacionin apo sido që të quhet.
5) Po të ishim të përgjegjshëm e të pjekur politikisht, jam i bindur se Kosova, së paku sot, do të ishte rrëfim i kryer në marrëdhëniet ndërkombëtare në pikëpamje të konsolidimit të shtetësisë.
6) Edhe dakordimi i mbrëmshëm në Bruksel për marrëveshjen e rrugës së normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi ashtu sikundër që ishin marrëveshjet e tjera, janë rezultat i Pakos Ahtisari, hollësitë derivojnë nga kjo pako.
7) Serbia pati refuzuar të nëshkruaj në Vjenë Pakon Ahtisari. Krejt çka po ndodh nga viti 2011 e tutje është një betejë e Serbisë për ta defunsionalizuar Republikën e Kosovës duke u thirrur në esencë në pakon Ahtisari e duke e shtrembëruar atë.
Sot kostoja e paqes me Serbinë (Natyrisht se edhe për shkak të unit për pushtet të elitës tonë politike), druaj se po n’a shpie drejt një autonomie për serbët në Kosovë në një proces bisedimesh, ku askush nuk ua di fundin.