Rreth 500 koreano-jugorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre pasi një zjarr u përhap në një lagje në Seulin jugor.
Sipas autoriteteve janë shkatërruar 60 shtëpi.
Zyrtarët kanë njoftuar se zjarrfikësit po vinin nën kontroll zjarrin në fshatin Guryong dhe nuk kishte raporte të menjëhershme për të lënduar apo vdekje.