Isuf Zekaj ishte njëri nga tre të dyshuarit që kanë kryer veprën ‘marrje ryshfeti’ nga pacientët, për realizim të operacioneve në spital.
Rreth kësaj çështjeje, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 120-të, ku kanë vendosur për shkarkimin e Zekaj, nga të qenurit anëtar i Bordit Drejtues të ShSKUK-së nga Spitali i Vushtrrisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.” – thuhet në njoftimin e qeverisë.