Drejtori i Sistemit të Operimeve në KEDS, Bujar Jupaj, ka folur në lidhje me ngarkesën që pritet të ketë KEDS-i natën e vitit të ri.
Jupaj ka thënë në klankosova se do të ketë rrymë, pa ndërprerje me 31 dhjetor e 1 janar, për gjithë Kosovën.
Megjithatë, ai bëri thirrje që të kursehet sa më shumë, dhe të ndalen dritat dhe gjësendet që nuk janë të nevojshme të mbesin ndezur.
Jupaj tha se edhe dekorimi festiv me drita, ka krijuar shpenzim shtesë të energjisë. Andaj edhe për këtë, luti konsumatorët të kursejnë.