Komandantët e UÇK-së në shumë raste kanë treguar përvojat e tyre ushtarake, duke vënë në praktikë edhe mësimet e marra në shërbime ushtarake, e nga ushtarak të shquar shqiptar dhe jo vetëm.
Për strategji në kufi të përfektes është shquar edhe Beteja e Koshares, aty ku forcat serbe përjetuan tmerrin nga ushtarët shqiptarë, e që për ditët e para të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, ka folur ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni në emisionin “n’Demos”.
“Me 8 prill, kanë fillu njësitë me lëviz në drejtim të kufirit në një distancë prej 300 metra, kishte një entuziazëm që po finalizohej i tërë ai mund e përpjekja jonë, për një mision i cili do të bëjë histori, kishte humor e disponim të mirë, ndjeheshim shumë mirë, ishim të vetëdijshëm që nga ai moment që hynim në territor të Kosovës nuk ka kthim mrapa e do ta realizonim planin tonë. E kishim çdo detaj, edhe numrin e fishekëve për çdo ushtarë, pra që çdo gjë është në vendin e vet. Disa prej tyre kishin nga një përvojë më herët, në disa prita që na organizonin, disa njësi kanë arrit të neutralizojnë”, ka deklaruar ai, përcjell GazetaDemos.
Një rast ndoshta edhe i padëgjuar më parë në opnionin publik e ka rrëfyer Quni, ku gjatë intervistës më shumë se një orëshe ka treguar për një plan i cili kishte parandaluar më të keqen në Kosovë gjatë kohës së luftës.
“Flitej se ne kishim një komoditet më të mirë se njësitë tjera, nga ushqimi e armatimi, nuk ishte ashtu, ishte propagandë, një ditë ne vizitohemi nga intelegjenca ushtarake e Shqipërisë, e në prezencën time e njofton komandantin Rrustem Berisha, thotë që Njësia Speciale “Beretat e Kuqe” janë të ndara në dy lokacione, janë duke mësuar gjuhën shqipe, kulturën shqiptare, e e kanë dëtyrë t’i imitojnë UÇK-në, për të neutralizuar njësitet tona më pas. Nga kjo intelegjencë na thanë që të përgatiteshim, e na thanë që kemi dëgjuar që keni raketa kundër ajrore, ne nuk i kishim në atë kohë, Rrustem Berisha më tha që tani duhet t’i përgatisim ato raketa, unë u bëra kisha po dal që t’i përgatis, u përhap ky lajm, nuk vonoi shumë erdhi lajmi që u anulua aksioni i këtyre “Beretave të Kuqe”, pra në atë kohë propaganda e bënte të vetën”, ka përfunduar Anton Quni.
Emisioni i plotë;