Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq dekoron policët serbë që u larguan nga Policia e Kosovës, me medalje për guxim

    08/11/2022 13:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nenad Gjuriç dhe Aleksandër Filipoviç janë ish-udhëheqës të Policisë së Kosovës që nuk pranuan të zbatojnë vendimet e qeverisë dhe refuzuan të qortonin qytetarët me targa ilegale duke u larguar përfundimisht nga forcat e rendit dhe për këtë sabotim ndaj shtetit të Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka vendosur t’iu ndajë medalje shtetërore.

    ”Vuçiq të mërkurën do t’iu dorëzojë çmimet Gjuriç-it, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore në Republikën e Kosovës dhe kapitenit Aleksandër Filipoviç, i cili ishte në detyrë shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore”, shkruan Kuriri serb.

    Ai do t’iu dhurojë “Medaljen e Artë për Guxim”, e cila në Serbi ndahet për veprimet në të cilat “del në pah guximi personal”.

    “Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri, shkalla e parë, e cila jepet për kryerje mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave dhe detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

    Gjuriç kishte dalur në konferencë për media, bashkë me udhëheqësit e Listës Serbe, dhe kishte njoftuar se kanë vendosur që të mos e zbatojnë masën e qortimit.

    Pas këtij vendimi, Inspektorati Policor i Kosovës, kishte kërkuar suspendimin e tij.

    Policia e Kosovës e suspendojë dhe të gjithë policët serbë, rreth 400, zhveshën uniformat dhe dorëzuan pajisjet, duke protestuar kështu me largim suspendimin e Gjuriç.

    Artikuj të ngjashëm

    Historike, Liridon Demiri ia sjell Kosovës medaljen e parë të artë evropiane në muaythai

    Fantastike: Dardan Cena e fiton medaljen e bronztë në Sarajevë

    Xhudistët e Kosovës rrëmbejnë 5 medalje në Sarajevë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.