Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avdyli thotë se opozita po bën zhurmë paturpësisht

    21/10/2022 19:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj refuzimit të PDK-së dhe LDK-së, për pjesëmarrje në takim me kryeministrin Kurti.

    Ai ka thënë se opozita në njërën anë po ‘’ankohen’’ se nuk janë të informuar për dialog kurse në tjetrën anë nuk po pranojnë të takohen.

    ‘’S’jemi të informuar për dialog. Duam transparencë.  E kur ju thuhet ejani të takohemi dhe të ju informojmë në mënyrë transparente për çdo gjë.  Nuk shkojnë. Thjeshtë refuzojnë, nuk duan.  E zhurmën për mos transparencë e vazhdojnë paturpësisht e me ngulm’’, ka thënë ai.

    Po ashtu ai u ka shtruar disa pyetje opozitës në lidhje me marrëveshjen Kosovë -Serbi, a doni transparencë, a marrëveshje të shpejtë e të dëmshme, apo pak pushtet për të nënshkruar ato marrëveshje siç i bëtë në të kaluarën.

    ‘’E pastaj avazi vazhdon : – Kosova duhet të arrij marrëveshje sa më shpejt, Kosova duhet të pranoj asociacionin, ose të lëshoj udhë.

    Tash a doni transparencë, a marrëveshje të shpejtë e të dëmshme, apo pak pushtet për të nënshkruar ato marrëveshje siç i bëtë në të kaluarën.

    A doni një Kosovë të fortë e fitimtare në raport me Serbinë apo pushtet për vete edhe nëse Kosova humb në kompromise të dhimbshme’’, ka shkruar Avdyli.

    Po ashtu ka disa fjalë edhe për LDK-në, ku është shprehur i zhgënjyer nga kjo parti që ‘’dikur ka qenë parti institucionaliste e shtetëformuese e  tani çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një hije të zbehtë të PDK-së’’.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhi Avdyli propozon që zgjedhjet të mbahen gjatë verës, kur në Kosovë është Diaspora

    Kurti tha se Kosova po vuan për shkak të sanksioneve, Avdyli: S’kanë kurrfarë efekti, janë fiktive

    Haxhi Avdyli: Thirrja e SHBA-ve për dinarin serb të merret seriozisht

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.