Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ripërsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se përkrahin nisma rajonale, si ajo e Ballkanit të Hapur.
Hovenier në ATV ka deklaruar se mirëpresin çdo gjë që zvogëlin pengesat në tregti dhe për liri të lëvizjes së mallrave e njerëzve.
“Nuk e di a ka nevojë që të sqarohet qëndrimi amerikan, por me kënaqësi e përsëris atë. E kam bërë këtë më herët, siç e ka bërë edhe zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Eskobar. Janë një varg nismash rajonale që mund të ndihmojnë në rritjen e prosperitetit në rajon. Ne e mirëpresim çdo gjë që zvogëlon pengesat për tregti, që çon përpara lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, kapitalit. Kjo do të ishte procesi i Berlinit dhe disa prej këtyre nismave tjera, dhe sipas këndvështrimit tonë, kjo përfshin edhe nismës e Ballkanit të Hapur”, tha ai.
Ambasadori amerikan ka theksuar se SHBA-ja e ka kushtëzuar mbështetjen për këtë proces me dy pika, nëse Kosova merr pjesë në të si partnere e barabartë, pa yll e fusnotë.
Ndërsa pika tjetër, ëhstë që nisma të jetë në pëputhje me procesin e anëtarësimit në BE.
“Shtetet e Bashkuara publikisht kanë shprehur mbështetjen e tyre për të. I kemi pasur dy kushte për mbështetjen tonë, të paktën dy, por dy të rëndësishmet për Kosovën janë (1) nëse Kosova merr pjesë në të, do të duhet të marrë pjesë si partnere e barabartë. Një ndër gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pa yll, pa fusnotë, pa status të posaçëm. Do të duhej të jetë një ndër gjashtë vendet si të gjitha të tjerat. Dhe kushti i dytë ka qenë që vetë nisma të jetë në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE dhe që rrugëtimi i saj të jetë drejt anëtarësimit në BE. Ne e mbështesim Ballkanin e Hapur me kusht që këto kushte të përmbushen. Por, edhe diçka, ne jemi shumë të vetëdijshëm se ky është vendim sovran. Vetë qeveria e Kosovës duhet të marrë vendim se në cilat aranzhime dëshiron të përfshihet. Deri tani, qeveria e Kosovës nuk ka qenë e interesuar që ti bashkohet nismës „Ballkani i Hapur”, deklaroi ai në ATV.