Për herë të parë mbrëmë n’Demos, i mbijetuari i Masakrës së Bërnicës, Ejup Reka përmendi me erma serbët të cilët dyshohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e familjarëve të tij.
Ashtu siç tregoi edhe vetë ai, Ejupi nuk u ndal asnjëherë së kërkuari drejtësi për gjakun e familjes së tij.
Ai jo vetëm qe nuk ka gjetur drejtësi për në një mënyre të papranueshme është refuzuar jo vetëm nga institucionet ndërkombëtare por edhe nga ato vendore, shkruan GazetaDemos.
Ani pse ai dha deklarata për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pastaj pas luftes ka bërë Kallëzim Penal në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë, kundër disa pjesëmarrësve të drejtpërdrejt në masakër, pastaj në departamentin e drejtësisë së UNMIK-ut, aty ku i adresoi edhe emrat e kriminelëve, Ejupi tha se përgjigjet e tyre përkundër dëshmive “ishin tejet tejet bajate, të papranueshme. Thuhej se njerëzit e apostrofuar janë të paarritshëm, gjinden në Serbinë demokratike”.
Dhimbja Ejup Rekës iu bë edhe më e madhe kur e kuptoi që në mesin e kësaj ngjarje të rëndë ishte krejtësisht i vetëm. Ai jo që nuk mori ndihmë por u ‘godit’ edhe më shumë ditën kur me sy të tij i pa kriminelët serbë teksa punonin në institucionet e Kosovës.
Trajan Sllavkovic
“Ishte ideatori njëfarë forme i masakrës, dhe aq e rahabilituan pasë luftes saqë ai arriti në Asamblenë e Kuvendit të Prishtinës si pjesëtarë. Për fat aty ndodhet edhe Nustret Pllana, kur e shef ai atë aty ‘eksplodon’, dhe reagon në mënyrë burrërore. Ishte atëherë edhe ai gjermani kryeadministrator dhe ai në vend se të ndalej 5 minuta dhe të shifte se çfarë është kjo, fillon e sulmon hapur Nustretin, dhe njëfarë forme ai del në një pozitë të mbrojtjes dhe më thërret mua. Unë i kisha dokumentet ku e kisha denoncuar në të gjitha instancat, dhe ia ballafaqoj atyre këto dokumete, dhe çka ndodhi pastaj? S’kanë shku tri ditë, të njejtin Policia e UNMIK-ut e ka përcjellë me dy shlipera, plaçka që ka vjedhë në Kosovë dhe e kanë dërgu në Serbi. S’janë marrë fare me rastin. E kanë përcjellë në Serbi me dy shlipera plaçka që ka vjedhë në Kosovë”, tregoi Ejupi.
Radivoja Sllavkovic
“Ka qenë aktiv kur na i kanë bë këto krime serbët aty. Më kujtohet, me sy të mi e kam pa, ishte babai i Ajvazit (i vrarë nga serbët), i shtrirë për toke, e ngriti në këmbë dhe me helmetën në kokë e qëllojke, “trego kush ma ka vra babëgjyshin mua”. Pastaj unë e marrë vesh që ai është vesh me uniformë të policit, reagoi…e kam denoncu në të gjitha instancat”
Ejupi e kishte denoncuar Radivoja Sllavkovicin te Ministri i Drejtësisë, Junuz Salihu, Ministri i Punëve të Brendshme, Hajredin Kuçi, kryeministri Çeku dhe kjo ishte përgjigja e tyre.
Dhe këto ishin përgjigjet e tyre:
“Ministria e Drejtësisë- Nuk është në konpetencën tonë, Të tjerët- “Jo, e kemi marrë në pyetje policin, po ai thotë se në momentet kur ju thoni, ai ka qenë në filan vend duke siguru shkollën. Disa deklarata bajate, që nuk ia vlen as me i përmend, aq të papërgjegjshme, sa në njëfarë forme edhe ty me të bë pishman pse iu ke drejtuar atyre njerëzve”, tha ai.
GazetaDemos ka siguruar ekskluzivisht përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë të vitit 2007, ku kërkesa e z.Ejupit ishte refuzuar me arsyetimin se të njejtit nuk ishin kompetent rreth kërkesës së tij.
Rreth kësaj masakre janë diku rreth 12 dëshmitarë të cilët janë të gatshëm të dëshmojnë për çdo rast, dhe kanë ofruar edhe dëshmi.
Janë identifikuar se mbrapa shtëpisë së familjes Reka, kanë gjuajtur me rafale të vazhdueshme bashkëfshatarët-serbët lokal. Këta serbë lokal ishin Nebojsha Cvijic, Goran Stolic, Pejo Bozhidarevic.
“Të gjithë serbët lokal kanë qenë të mobilizuar, të veshur e të armatosur. Plumbat që kanë ardhë prej kodrës nuk e kemi parë kush i ka gjujtë, por Pejo Bozhidarevic personi që e kam pa vet personalisht kur ka shti me automatik”, tha Ejupi.
Ani pse ideologët e ekzekutorët e kësaj masakre dihen, përmendën me emra e mbiemra, iu dihet edhe vendndodhja, fatkeqësisht institucionet rend vazhdojnë e heshtin, vazhdojnë e dështojnë.
Ejupi gjithashtu tregoi edhe për disa figura tjera kriminale që ishin nëpër institucionet e Kosovës, detaje këto të cilat mund t’i dëgjoni këtu: