Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    E rëndë: Për herë të parë zbulohet si u vra ish-ushtari i UÇK-së vetëm 22-vjeçar së bashku me gruan 17-vjeçare, një muaj pas martesës

    25/09/2022 17:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ngjarjet e rënda që kishin ndodhur në 18 prillin e 1999-tës në Bërnicë të Prishtinës ishin e vazhdojnë të jenë tejet të rënda, shkruan GazetaDemos.

    Nëna që u vra në sy të fëmijëve, babai që u vra poashtu në sy të fëmijëve, djali që i vdiq nënës në prehërin e saj, e historive tjera të rënda, iu bashkohet edhe historia e çiftit Ajvaz dhe Afërdita Reka.

    Ajvazi ishte 22-vjeçar ndërsa Afërdita vetëm 17-vjeçare. Së bashku një muaj para tragjedisë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre.

    Por, 18 prilli i ‘99-tës rezultoi të jetë tragjik për ta.

    I mbijetuari i Masakrës së Bërnicës n’Demos rrëfeu pak a shumë nga historia e dhimbshme e tyre. Ai tha se Ajvazi ishte regjistruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në ditën kur serbët rrethojnë Bërnicën, Ajvazi e Afërdita kishin mbetur vetëm e të ngujuar në shtëpinë e tyre. Përkundër sygjerimit që Ajvazi kishte marr nga babai i tij që të mos iknin, ai nuk pranon duke i thënë se në asnjë mënyrë nuk dëshiron t’iu bie në duar serbëve.

    “Ata ishin kusherinjët tonë. Kjo nuk ka ndodhë në oborrin tonë. Ata kanë qenë të bllokuar në shtëpinë e tyre. Ajvaz Reka ishte regjistruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 1 muaj nuk kanë pasë kohë martesë… E sygjeron baba i tij, i thotë “mos ik”, ia kthen “vallahi kurrë nuk iu bi në dorë”, dhe kërcen përmes një dritare, e përmes lumit, me shoqën përdore, ai çanë rrugën dhe gati i ikën atij rrëfimi”, tregoi Ejupi.

    Atëherë kur mendohej se Ajvazi e Afërdita i kishin ikur tragjedisë, pikërisht atëherë filloi tmerri. Ajvazi 22-vjeçar u masakrua totalisht duke iu shkrepur mbi trup disa rafale, ndërsa, edhe Afërdita ishte plagosur dhe kishte mbetur nën një urë ku dhe kishte humbë jetë.

    “Por, larg diku në ara, përmbi shtëpi tonë atje, e masakrojnë…ai ka qenë i masakruar totalisht…se di sa rafale i kanë shkrep mbi të. Bashkëshortja e tij, Afërdita, siç duket edhe ajo plagoset dhe mbetë nën një urë aty, në lumë. Ne nuk e kemi ditë që është e vrarë”, u shpreh Ejupi. /DEMOS/

    Rrëfime tjera tejet emocionuese e të rënda të cilat i tregoi Ejupi, mund t’i dëgjoni këtu:

    Artikuj të ngjashëm

    Reka mes emocionesh tregon si i pa me sy të tij serbët që ia masakruan familjen teksa punonin në institucionet e Kosovës

    Ekskluzive/ Ejup Reka i përmend me emra kriminelët serbë që dyshohet se kryen Masakrën e Bërnicës

    EKSKLUZIVE/ Vetë brinjët e thyera, vëllain e shihte teksa i rrjedhte gjaku rrëke, i mbijetuari i Masakrës së Bërnicës rrëfen tmerrin nga torturat e serbëve

    Të Fundit

    Alarmi për bombë në Kuvend rezulton i rrejshëm

    Deliu: E çuditshme ftesa në orën 20:00 e çuditshme, si po e di kryesuesi që ambientet janë të sigurta – kontrolli po vazhdon

    Portugalia ‘tronditet’ me mungesën e Ronaldos në varrimin e Jotës, dyshohet se është në jahtin e tij 5.5 milionë funtesh duke pushuar

    Selimi: Kërcënimi me bombë në Kuvend vie në një kohë kur ka tensione gjithandej – Serbia ka qëllim ta mbaj Kosovën vazhdimisht në krizë

    MPB-ja me apel për kujdes me zjarret: Përballeni me ndjekje penale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.