Haxhi Avdyli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje e nënkryetar i “Guxo” është takuar me dy mërgimtarë, ku ka thënë se ata shërbejnë si motiv shtesë për punë të ndershme.
Përveç kësaj, deputeti ka shtuar se mërgimtarët shërbejnë si motiv edhe për kauzën e drejtë të ndryshimit.
“Takimi me mërgimtarët si Shyqa e Shera na shërbejnë si motiv shtesë për punë të ndershme për kauzën e drejtë të ndryshimit”, ka thënë Avdyli.
Duhet cekur se njëri nga këta mërgimtarë, është një adhurues i flaktë LVV-së dhe liderit të saj, njëherësh, kryeministrit, Albin Kurti, fytyrën e të cilit e ka bërë edhe tatuazh në trup.