Milani dhe Interi përballen nesër në derbin e parë të “Madonninës” në sezonin e ri.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skuadrave të kryeqytetit, të cilat luftuan deri në xhiron e fundit në sezonin e kaluar për titullin.
Derbi i Milanos do të luhet ditën e shtunë më 3 shtator, ora 18:00 në ‘San Siro’.
Milani dhe Inter Milan janë përballur 232 herë në të gjitha garat, me Interin që ka fituar 85 derbi. Milan, nga ana tjetër, ka dalë fitues në 78 ndeshje, kurse 69 ndeshje kanë përfunduar me barazim.