Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit dy të miturve G.J dhe XH.S, të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Në paraburgim tashmë gjenden edhe dy të dyshuar të tjerë, derisa i pesti është identifikuar, por ndodhet ende në arrati.
E rreth kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe gazetari, Ridvan Berisha.
Ai këtë akt e ka quajtur si vrasje e 11-vjeçares, ndërsa ka kërkuar që të kërkohet llogari nga organet e rendit.
“Ngjarje që ta këputë shpirtin. Dhunimi ose më mirë të themi, ‘vrasja’ e 11 vjeçares nga banditë të poshtër përfaqëson sot dhembje në çdo familje. Akt mizor!Agjencitë zbatuese të ligjit, policia, prokuroria e gjykata duhet të japin deri në fund llogaridhënie, pse nuk e parandaluan këtë shëmti, këtë akt të rëndë kriminal, kur këta banditë kanë qenë të njohur për penalitete për organzbatueset e ligjit! Llogaridhënie deri në fund”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: