Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Lazio ia shkakton humbjen e parë Interit në sezonin e ri

    26/08/2022 22:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lazio ka shënuar fitore 2-1 kundër Interit. Skuadra nga kryeqyteti i Italisë arriti që t’ia shkaktojë humbjen e parë këtë sezon Interit, teksa nga tri ndeshje ka dy fitore dhe një barazim. Filipe Anderson (40’),  Luis Alberto (75’) dhe Pedro (86’) shënuan për Lazion kurse për Interin golin e vetëm e shënoi Lautaro Martinez (51’)

    Lazio ka arritur ta fitojë kryendeshjën e javës së tretë në Serie A kundër Interit me rezultat 2-1.

    Blutë e Romës e filluan shumë më mirë këtë takim duke ardhur të shansi për gol që në minutën e 16-të me Ciro Immobile, por që goditja e tij përfundoi shumë afër shtyplës së djathtë të portës së Interit.

    I njëjti lojtar pati edhe rastin e dytë në ndeshje.

    Kësaj radhe ai goditi brenda portës por ishte Samir Handanovic që bëri një pritje të mirë duke ia mohuar golin italianit në minutën e 37-të.

    Por, nuk do të mungonte shumë dhe Lazio do ta zhbllokonte këtë sfidë.

    Sergej Milinkovic-Savic bëri një super pasim për Felipe Anderson i cili shënoi gol me kokë për ta mposhtur portierin e Interit në minutën e 40 për golin e parë në këtë ndeshje.

    Ciro Immobile (47’) sulmoi përsëri për Lazion pasi mori një top në zonë por topi u bllokua dhe u devijua në goditje nga këndi.

    Lautaro Martinez do të barazonte herët rezultatin. Në minutën e 51-të ai shënoi gol pas një tollovie që u krijua në zonë.

    Inter ishte afër që ta përmbyste rezultatin në minutën e 65-të por goditja me kokë e MIlan Skriniar u prit nga portieri i Lazios.

     E kur pritej që Interi të kalonte në epërsi, ndodhi e kundërta.

    Ishte Lazio që shënoi golin e dytë.

    Kësaj radhe një bombë e Luis Albertos në minutën e 75-të ishte e pamundur që të pritet nga Handanovic dhe skuadra laziale tashmë kishte kaluar në epërsi për 2-1.

    Lazio vazhdonte të ishte më e mirë në fushë dhe erdhi edhe të goli i tretë.

    Pedro mori një top të mirë në zonë, bëri një goditje të fortë e cila përfundoi në gol në anën e djathtë të portës së Handanovic, ku Lazio e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 86-të.

    Vendasit e patën një mundësi të kalojnë përsëri në epërsi në minutën e dytë shtesë të ndeshjes por Mateo Cancellieri (90+2’) edhe pse në mundësi shumë të mirë nuk arriti që të shënojë gol.

    Me këtë fitore Lazio ngjitet në vendin e parë me 7 pikë, kurse Interi zbret në pozitën e katër me 6 pikë dhe njoftohet me humbjen e parë në këtë sezon.

    Lazio në javën tjetër do të jetë mysafirë i Sampdorias kurse Interi e pret në Meaza të Milanos skuadrën e promovuar në ligë, Cremonese. 

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Ndeshja Inter – Roma shtyhet për të dielën

    Ish-mesfushori i Interit bën deklaratën e papritur: Unë jam një narkoman që…

    Goli i portierit shpëtoi Lazion, Sarri: Ju lutem, mos e cilësoni fat!

    Të Fundit

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

    Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.