Gazetari, Ridvan Berisha, thotë se Qeveria Kurti nuk ka respekt për të drejtat themelore të njeriut, raporton GazetaDemos.
Përmes një postimi në “Fcaebook”, Berisha ka shkruar se e drejta kushtetuese është në anën e grevistëve, edhe pse pushteti nuk pajtohet.
Berisha ka publikuar disa fotografi nga protestat e VV-së kur ishin në opozitë: “Ju kujtohet kur ishin në opozitë për kauza të rreme dojshin me e kallë krejt shtetin”.
Shkrimi i plotë:
Ky pushtet nuk ka më asnjë fije respekti për të drejtat themelore të njeriut, me kërcënime për ndalje pagash hapur sinjalizon shtypjen e protestave te grevistëve sindikalistë, punonjësve të administratës shtetërore!
Me grevistët edhe mund të mos pajtohem por e drejta legale kushtetuese është në anën e tyre.
Protestat janë shpirti i demokracisë por jo ato që i kemi përjetuar, dhunën e tmerrshme të këtij pushteti, ju kujtohet kur ishin në opozitë për kauza të rreme dojshin me e kallë krejt shtetin.
Postimi i plotë:
Democracy Dies in Darkness
Ky pushtet nuk ka më asnjë fije respekti për të drejtat themelore të njeriut, me kërcënime për ndalje pagash hapur sinjalizon shtypjen e protestave te grevistëve sindikalistë, punonjësve të administratës shtetërore! Me grevistët edhe mund të mos pajtohem por e drejta legale kushtetuese është në anën e tyre.
Protestat janë shpirti i demokracisë por jo ato që i kemi përjetuar, dhunën e tmerrshme të këtij pushteti, ju kujtohet kur ishin në opozitë për kauza të rreme dojshin me e kallë krejt shtetin