Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha: Çështja e shamisë, kurth i kryeministrit Kurti – mos shkelni në të

    12/08/2022 16:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari Ridvan Berisha ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti dhe politikanëve të tjerë rreth çështjes së bartjes së shamisë në shkolla.

    Ai ka thënë se kjo çështje po përdoret nga ta si kamuflazh derisa po ndërtojnë shtratin e viktimizimit e po ekspozojnë zhvillimin e doktrinës së islamit politik.

    Sipas Berishës, çështja e shamisë është më e pakta që i prek të drejtat e njeriut.

    “Grupe mirë të organizuara dhe edhe politikanë të ndryshëm gradualisht po e ndërtojnë shtratin e viktimizimit. Bilanci i tyre është ekspozimi i zhvillimit të doktrinës së islamit politik, bartjen e shamisë po e përdorin vetëm si siguresë, kamuflazh ashiqare. Leksion i keq për shtetin laik!”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook.

    Postimi i plotë i tij:

    Kolegë gazetarë, drejtues mediesh, ju lutem mos shkelni në kurthet e kryeministrit Kurti duke e mediatizuar çështjen e shamisë! Kosova ka me bollëk brengash të tjera, i dijmë dhe i përjetojmë të gjithë ne. Më së paku çështja e bartjes së shamisë për fëmijët nëpër shkolla ka ta bëjë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Grupe mirë të organizuara dhe edhe politikanë të ndryshëm gradualisht po e ndërtojnë shtratin e viktimizimit. Bilanci i tyre është ekspozimi i zhvillimit të doktrinës së islamit politik, bartjen e shamisë po e përdorin vetëm si siguresë, kamuflazh ashiqare. Leksion i keq për shtetin laik!

    Artikuj të ngjashëm

    Rid Berisha: Mohimi i të drejtave për Thaçin, njollë turpi mbi drejtësinë

    Incidenti në Shkup, Berisha: Dy skenarë, Kurti e la Osmanin në baltë

    Përplasja Kurti-Osmani, gazetari zbulon prapaskenat: Është një luftë për fronin

    Të Fundit

    “Pas tij qëndron TikTok-eri Medi Iseni” – Stresi flet për arrestimin e Noizyt

    Xhuli: E kam lexuar Kuranin në gjuhën finlandeze, i kam studiuar të gjitha fetë

    Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës

    Dalin rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë

    Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Deliu: Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.