Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sulmi ndaj policëve, Nuredin Lushtakut i vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj

    03/08/2022 10:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-komandantit të UÇK-së, Nuredin Lushtakut, i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata e Mitrovicës.

    Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale, zyra për informim e Gjykatës së Mitrovicës.

    “Prokuroria ka bërë kërkesë për vazhdimin e kësaj mase dhe gjykata ka vendosur zgjatjen e masës së paraburgimit për 2 muaj”, thuhet në përgjigjen për Nacionalen.

    Deri te ky vendim erdhi pasi Prokuroria e Mitrovicës kërkoi vazhdimin e masës së paraburgimit.

    “Prokurorja ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për tre (3) personat që gjenden në paraburgim”, ka bërë të ditur Prokuroria e Mitrovicës për Nacionalen.

    Përveç Nuredin Lushtakut, të arrestuar janë edhe i biri i tij, Arbër Lushtaku dhe vëllau Faton Lushtaku.

    Të tre po dyshohen se kanë sulmuar dy policë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

    Masën e paraburgimit e kishin kundërshtuar avokatët, por që edhe Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar herën e kaluar këtë masë.

    Sipas policisë deri të incidenti ka ardhë pasi policia shqiptoi gjobë për kundëvajtje në trafik dhe pastaj të dyshuarit kanë sulmuar dy zyrtarët policorë.

    “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Skenderaj 02.07.2022 – 23:55. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngajrjes si dhe gjatë bastisjes nga njësitet policore janë konfiskuar dëshmi/provave materiale. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

    Si ndodhi rasti?

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda kishte kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj djalit të Nuredin Lushtakut, Arbër Lushtaku dhe vëllait të tij Faton Lushtaku.

    Po ashtu Prokuroria ka kërkuar ndalim për Nuredin Lushtakun por i cili deri me tani nuk ështa hasur nga policia.

    “Mitrovicë, 04 korrik 2022 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë.Njëherit, pas grumbullimit të provave të mjaftueshme për këtë rast, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalim për të dyshuarin N.L., por i njëjti ende nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim. Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale.”, thuhet në njoftim.

    Kjo masë ishte kundërshtuar nga avokatët mbrojtës.

    Artikuj të ngjashëm

    Nuredin Lushtaku dhe dy vëllezërit e tij deklarohen të pafajshëm për akuzën se sulmuan dy zyrtarë policorë

    Publikohet fotografia e parë e Nuredin Lushtakut pas lirimit nga burgu

    LAJMI I FUNDIT: Nuredin Lushtaku lirohet nga paraburgimi

    Të Fundit

    Therje, vetëvrasje, tentim vrasje e aksident zinxhiror, krejt çka ndodhi për pak orë dje në Prishtinë

    Çfarë tha Papa Leon XIV në meshën e tij të parë?

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Maliqi kritikon qasjen e kryeministave Albin Kurti dhe Edi Rama ndaj mediave: Ego e brishtë dhe mungesë kulture demokratike

    Edhe një rast i therjes me thikë në Prishtinë, Emergjenca: Lëndimet janë serioze, por jashtë rrezikut për jetë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.