Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, duket se e ka marrë fjalëpërfjalshëm deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku përgjatë konferencës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ironi tha ta lejojnë që të jetë “vëllai i Vuçiqit”.
Avdyli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka parë një deklarim të këtillë si qasje politike të Shqipërisë ndaj Kosovës.
“Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp. “Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit””, shkroi Avdyli.
“Por po harron Edi që ky vëllau i ri i tij, (Serbia) jo vetëm që 100 vite e gjymtosi vëllaun e tij të vogël (Kosovën) , akoma po armatoset e po kërcënon çdo ditë me zhdukjen e vëllaut të tij të vogël”, shkroi më tej deputeti i VV-së.
Avdyli, më herët e pati quajtur kryeministrin Rama si “zëdhënës të Qeverisë së Serbisë”.