Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Polici që plagosi dy të rinj në Mramor të Prishtinës dyshohet të jetë serb

    01/05/2022 19:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës.

    Si pasojë, të plagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

    Por i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor.

    Insajderi mëson nga banorët e fshatit Mramor se polici ka qenë i komunitetit serb ndërsa dy personat e plagosur kanë qenë motoristë.

    Në kohën kur ka ndodhur rasti, polici ka qenë pa uniformë zyrtare dhe me familje.

    Ngjarja ka ndodhur shumë afër liqenit të Badovcit.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se rreth orës 15: 30 është pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

    Ai shtoi se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.

    “Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u plagosën dy persona. Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

    Artikuj të ngjashëm

    Plagoset aksidentalisht një person në Prishtinë

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.