Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes skuadrave që po kërkojnë finalen e madhe të Champions League do të luhet në Etihad Stdium nesër me fillim nga ora 21:00.
Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i Mancheste Cityt, Pep Guardiola në konferencë për media.
“Nuk është çështje fati apo rastësie, nuk është kështu, njerëzit mund të thonë se ishte fat, por ata kanë shumë cilësi”, tha fillimisht Guardiola.
“Unë përpiqem të bëj më të mirën që mundem taktikisht. Le të shpresojmë që ata mos të na bëjnë të vuajmë”, shtoi ai.
“Nëse do garonim me histori, nuk kemi asnjë shans”, tha Guardiola.
“Historia flet vetë. Për ne do të jetë një provë e vështirë dhe ne do të përpiqemi ta kalojmë”, përfundoi spanjolli.