Dy kosovarët nga Suhareka që ishin nisur për të luftuar në Ukrainë nuk janë lejuar të kalojnë kufirin në Poloni.
Ata nuk kanë hyrë dot në Ukrainë edhe pas intervistimit për 4 orë për motivet për të cilat ata duan ta kalojnë kufirin.
Ismet Shala ka folur për GazetënDemos ku ka treguar edhe arsyen e vërtetë të kthimit.
“Jemi kthyer prej palës polake e jo ukrainase, pasi me pasaporta të Kosovës nuk ka shanca me hy, besom. Na kanë pyet se ku po shkoni, dhe për çfarë qëllime, kanë pasur dyshime kuptohet”, është shprehur ai për GazetënDemos.
Ai ka thënë se nuk do të tentojnë më të shkojnë në Ukrainë, të pakten deri sa të ndërmirret diçka sa i përket ligjit.
“Po tash ta shofim çka tek si po shkon me Qeverinë e Kosovës, sa i përket ligjit kundër luftës, se ktu në Gjermani skem problem se Gjermania e përkrah këtë luftë”, ka shtuar tutje ai.