Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avdyli: Në rast se shkohet në zgjedhje të reja, “GUXO” është më lartë se AAK-ja e Ramush Haradinajt

    15/02/2022 16:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, ka lënë të kuptohet se partia “GUXO” synon që të krijojë grup parlamentar të veçantë në Kuvendin e Kosovës, ani pse në zgjedhje kanë garuar me një listë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe në Kuvend janë në kuadër të GP të Vetëvendosjes.

    Avdyli ka thënë se aktualisht s’mund ta formojnë, meqë janë vetëm pesë deputetë, megjithatë shton se në rast se do të bëhen gjashtë, do të synojnë ta krijojnë grupin e tyre parlamentar.

    “Pyetje me vend, e vërteta është qe ne jemi me rregulloret e Kuvendit, duhet të jemi gjashtë deputet, dhe ne jemi pesë deputet, dhe me pesë nuk mundemi të formojmë grup parlamentar, por në momentin që bëhemi gjashtë, tash nuk e di qysh mund të bëhemi gjashtë, a ose hyn naj deputet tjetër, ose shkon naj deputet…apo vjen naj deputet nga një grup tjetër parlamentar, nuk mund ta dimë, ne jemi të interesuar të kemi edhe grup parlamentar”, ka thënë Avdyli në DPT te Fidani.

    Ai ka folur edhe për atë se ku qëndron partia “GUXO” në matje të elektoratit. Sipas Avdylit, në rast se shkohet në zgjedhje të reja, “GUXO” është më lartë se AAK-ja e Ramush Haradinajt.

    Sa i përket koalicioneve, Avdyli ka thënë se nuk do të bëjnë kurrë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhi Avdyli propozon që zgjedhjet të mbahen gjatë verës, kur në Kosovë është Diaspora

    Kurti tha se Kosova po vuan për shkak të sanksioneve, Avdyli: S’kanë kurrfarë efekti, janë fiktive

    Haxhi Avdyli: Thirrja e SHBA-ve për dinarin serb të merret seriozisht

    Të Fundit

    Ramiz Lladrovci: Saherë të ma përmend emrin Albin Kurti, m’i humb 1 mijë vota në Drenas

    Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.