Lajme
OVL-UÇK uron shqiptarët: 2026-ta të jetë vit shprese, uniteti dhe përparimi
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2026, duke përfshirë veçanërisht luftëtarët e lirisë, familjet e dëshmorëve dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
“Qoftë viti që vjen, vit shprese, uniteti dhe përparimi, më i mirë se ai që po lëmë pas, për ju, për familjet tuaja dhe për mbarë kombin shqiptar”, thuhet në urim.