LajmeZgjedhjet 2025
6-shi i AAK-së thirrje qytetarëve: Vetëm së bashku mund t’i përballojmë sfidat dhe ta ndërtojmë një të ardhme
Kandidatja e AAK-së për deputete në Kuvend, e cila garon me numër 6, Albana Bytyqi është zotuar se do të jetë krah qytetarëve për ndërtimin e një të ardhme më të drejtë.
Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkimit me njëri-tjetrin për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke shtuar se vetëm të bashkuar mund t’i përballojnë sfidat.
“Të dashur qytetarë, Në krah të njëri-tjetrit jemi më të fortë, më të guximshëm dhe më njerëzorë.
Vetëm së bashku mund t’i përballojmë sfidat dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për të gjithë. Në krahun tuaj, gjithmonë. #129 #6
“, tha Bytyqi.