Pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, skuadra serbe është nisur mëngjesin e së dielës drejt Serbisë.
Për të garantuar sigurinë dhe shmangur çdo incident të mundshëm, ekipi serb është shoqëruar nga forcat e policisë deri në aeroportin e Rinasit.
Udhëtimi drejt aeroportit ka kaluar pa asnjë problem. Ekipi është futur pa pengesa në ambientet e aeroportit dhe ka udhëtuar në mënyrë të qetë drejt Beogradit.