Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Pamje nga vendi ku rrëqiti dheu në Veternik të Prishtinës – Një viktimë e një i lënduar

    05/04/2025 16:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Veternik të Prishtinës, ku pas rrëshqitjes së dheut në një vendpunishte, ka humbur jetën një person, raporton GazetaDemos.

    Viktima i takon moshës 40-vjeçare, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët emergjent.

    GazetaDemos iu sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

    Siç njofton Policia, nga kjo shembje e dheut, përveç viktimës është zënë edhe një person, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar tragjedisë.

    I njëjti pasi është nxjerrë nga shembja është nisur për në QKUK ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

    Lajmin për GazetënDemos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

    “Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha Borovci.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Parashikimi i motit për sot: Diell e vranësira

    E rëndë: Vdes një 15-vjeçar pas një vetëaksidenti me biçikletë

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Të Fundit

    Parashikimi i motit për sot: Diell e vranësira

    E rëndë: Vdes një 15-vjeçar pas një vetëaksidenti me biçikletë

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Rasti i denoncuar si rrëmbim në Fushë Kosovë rezulton të jetë kallëzim i rremë – Policia zbulon detajet

    Trump ndalon Harvardin të regjistrojë studentë të huaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.