“Unë isha në ShBA…kemi miq pafund në të dy kampet atje”.
Rrufenë më të fundit nga Richard Grenell – Emisari i Donald Trump për Misione të Posaçme – e quajti “të pavërtetë”, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Se Albin Kurti “nuk është partner i besueshëm”, se “krejt bashkësia ndërkombëtare është kundër tij”, se deklarimi i tij në Ferizaj “është absolutisht i rremë” nga i cili “mos u mashtroni” – të gjitha këto, tha Gërvalla në një intervistë në TëVë1.
“Unë isha në ShBA”, tha Donika Gërvalla.
Dhe kjo qeveri e Albin Kurtit, tha ajo, “ka pafund miq në ShBA, në të dyja kampet”.
“Nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurti. Kjo do të thoshte që krejt ata partnerë me kë bisedojë e fshehin të vërtetën nga unë… Unë jam e fundit që më takon në një studio televizive të komentoj deklaratat e tij”, tha Gërvalla.
“Ne në të dyja kampet në ShBA kemi miq pafund, kemi njerëz të cilët realitetin e Kosovës e marrin shumë seriozisht”, vazhdoi ajo.
Gërvalla u shpreh se njerëz “që i gëzohen”, sipas saj, rreziqeve që mund t’i kanosen Kosovës nga një heqje dorë e ShBA-së si garantuesi i sigurisë së Kosovës.
Kjo, tha ajo, “është tepër naive”.
Gazetari e pyeti fare thjesht se çfarë qasje priten të kenë karshi kësaj administrate që ka dridhur gjeopolitikën dhe shtete prej më të mëdhash.
Gërvalla ia ktheu: “Është sinqerisht irrituese pyetja që shtroni”.
“Ne në të dyja kampet në ShBA kemi miq pafund, kemi njerëz të cilët realitetin e Kosovës e marrin shumë seriozisht”, tha ajo.
Gazetari e pyeti në mos Richard Grenell e ka “personale” ndaj Albin Kurtit.
Gërvalla nuk e mohoi asnjëherë; madje tha “pyeteni…ju si gazetar duhet”.
“Unë nuk mund të flas në TV për zyrtarët amerikanë, as dëshirën e gatishmërinë më të vogël”, tha ajo.