Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar rreth një video të shpërndarë ku një person i thotë kryeministrit Albin Kurti, se kinse ai është ish-punëtor i ‘’Komoditës’’ dhe se aty, sipas tij, e ka përjetuar tmerrin.
Mehmetaj ka thënë se kjo është video propagandë dhe se këtë e ka quajtur ‘‘maskaradë tjetër’’ të Kurtit, pasi që personi në fjalë është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, e cila është asambliste e Vetëvendosjes në Gjakovë dhe kryetare e Gruas së Vetëvendosjes në Gjakovë.
Po ashtu, Mehmetaj në postimin e tij ka deklaruar edhe se nëse është e vërtetë ajo se çfarë ka thënë ky person kjo nënkupton se ‘‘gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, nuk ka inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët operojnë barbarisht me punëtorët sikur të mos kishte shtet’’.
‘‘Dhe problemi kryesor: Si u bë që Albin Kurti akuzonte Devollët e bash burri i kryetares së gruas në Gjakovë paska marrë rrogë prej tyre?’’, ka thënë ai mes tjerash.