Një shtetas i Kosovës është ndaluar në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme pasi i njëjti dyshohet për ryshfet.
Në njoftimin e MPB-së në Maqedoni 51-vjeçari nga Kosova, kur kishte paraqitur dokumentet për kontrollë, në pasaportë kishte vendosur edhe 10 euro.
Njoftimi:
“Më datë 15.04.2025 rreth orës 19.30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria Sh.B. (51) nga Kosova, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal. Gjegjësisht, gjatë kontrollit kufitar, ai ka paraqitur dokumente për veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, të cilën po e voziste dhe në pasaportën e tij ka vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurove. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.