Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    5.1 milionë turistë hynë në Shqipëri për 7 muaj, prijnë ata nga Kosova

    11/08/2023 21:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Turizmit e Shqipërisë, ka bërë të ditur se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti mbi 5.1 milionë vizitorë vizituan vendin.

    Sipas ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, vetëm gjatë muajit korrik, Shqipërinë e vizituan mbi 1.7 milionë turistë të huaj.

    “Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë. Që prej fillimit të vitit 2023, kemi pritur 5.1 milionë vizitorë të huaj, ose 31% më shumë se viti 2022, të cilët vijnë me kuriozitetin e madh për të zbuluar diversitetin e destinacioneve turistike dhe largohen me premtimin për t’u rikthyer sërish”, tha ajo.

    Tutje, bëhet e ditur se përveç turistëve nga Kosova, të cilët e mbajnë vendin e parë, gjatë 7 muajve, turistë të shumtë kanë qenë nga Spanja, ku numri i tyre është dyfishuar.

    Rritje prej 142 për qind kanë pasur edhe vizitorët nga Turqia, 62 për qind nga Mali i Zi, 58 për qind më shumë nga Franca, kurse 53 për qind nga Italia, krahasuar me vitin që shkoi.

    Kurse, 153 për qind ka pasur rritje të vizitorëve nga Ukraina, ndërsa 152 për qind më shumë nga Kina gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022.

    Artikuj të ngjashëm

    Komsioni Europian: Kemi nisur heqjen e masave, hapat tjerë varen nga deeskalimi i qëndrueshëm në Veri

    Ambasadori francez: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

    12 turistë spanjollë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Nivicës

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.