Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    12 turistë spanjollë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Nivicës

    16/04/2025 18:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një grup turistësh spanjollë ndodhen në rrezik për jetën pasi janë bllokuar në kanionin e thellë dhe të vështirë të Nivicës, një nga zonat më të egra dhe më pak të eksploruara në jug të Shqipërisë.

    Ngjarja është bërë e ditur nga studiuesi i njohur dhe aktivisti i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, Auron Tare.

    Ai ka ngritur alarmin përmes një postimi publik, duke konfirmuar se situata është kritike dhe se autoritetet janë njoftuar menjëherë.

    “Forcat e policisë dhe zjarrfikësit janë nisur drejt vendit për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit,” ka bërë të ditur Tare, duke theksuar vështirësitë e terrenit dhe rrezikun që paraqet kjo zonë për këdo që e viziton pa përgatitje dhe pa guida lokale.

    Ndërkaq në ndihmë kanë shkuar dhe forca policore nga Gjirokastra të pajisur me dron.

    Ai kujton gjithashtu se vetëm një ditë më parë, kishte paralajmëruar që askush të mos hynte në kanionin e Nivicës pa praninë e një udhërrëfyesi vendas.

    “Kjo është një zonë e egër dhe me rrezikshmëri të lartë nëse nuk e njeh terrenin. Nuk është vend për eksplorim të lirë,” ka shkruar Tare.

    Raportohet se spanjollët kishin deklaruar se kishin marrë leje për hyrjen në zonë nga Ministria e Turizmit, dhe kishin vendosur të hynin në kanion pa udhërrëfyes vendas.

    Kanioni i Nivicës është një prej destinacioneve më të bukura natyrore në Shqipëri, por edhe një prej më të vështirëve për eksplorim.

    Thellësia, rrjedha e ujit, mungesa e sinjalit dhe terreni i thyer janë faktorë që e bëjnë veçanërisht të rrezikshëm për ata që nuk janë të pajisur me eksperiencën dhe pajisjet e nevojshme.

    Aktualisht, nuk ka ende informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të turistëve apo vendndodhjen e saktë të tyre brenda kanionit.

    Autoritetet janë në terren dhe po punojnë me urgjencë për të ndërmarrë një operacion shpëtimi, ndërsa pritet mbërritja e ekipeve të specializuara për operacione malore dhe ndërhyrje në terrene të vështira.

    Artikuj të ngjashëm

    5.1 milionë turistë hynë në Shqipëri për 7 muaj, prijnë ata nga Kosova

    Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës shënon rritje të turistëve

    Ky është vendi shqiptar që tërhoqi mbi 30 mijë turistë

    Të Fundit

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.