Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale

    01/06/2025 13:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë obligim.

    Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, në intervistë për Ekonomia Online, tha se për 110 zyrtarët që kanë deklaruar me vonesë, janë shqiptuar gjoba 30 për qind të pagës, ndërsa për 27 të tjerët Agjencia është në përgatitje të kallëzimeve penale.

    “Jemi në proces të hartimit të kallëzimeve penale që do t’i dorëzojmë në prokurori. Janë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk i kanë deklaruar pasurinë, por sipas informatave, të cilat i kemi pranuar, dy kanë ndërruar jetë dhe si të tillë janë përmbyllur rastet”, tha ai .

    Buleshkaj tha se procesi i korrektimit të deklarimeve me lëshime ka përfunduar dhe se do të ndërmerren hapa për rritjen e përmbushjes së këtij obligimi, përfshirë takimet me institucionet me më shumë raste të mosdeklarimit të pasurisë.

    “Agjencia është në përfundim të këtij procesi. Në të njëjtën kohë jemi duke zhvilluar procesin e korrektimit të lëshimeve, që kanë bërë subjektet deklaruese gjatë procesit të deklarimit të fundit. Tashmë si proces është mbyllur. Ata të cilët kanë evidentuar lëshime kanë pasur afat të mjaftueshëm për të korrektuar ato. 27 personat ne do t’i dërgojmë në prokurori dhe mund të merret vendim dënimi dhe gjobë shtesë. Ne jemi duke parë të gjitha mundësitë si të jemi më këmbëngulës dhe si t’i detyrojmë ta kryejnë këtë obligim. Për ata që kanë pasur numër më të madh që nuk e kanë deklaruar pasurinë do të zhvillojmë edhe takime me ta dhe do t’ua shpjegojmë edhe rëndësinë e transparencës zyrtare. Pastaj kjo të merret parasysh nga ta edhe gjatë vlerësimit të performancës”, shtoi ai.

    Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shprehu pakënaqësi me numrin e ulët të aktakuzave pas kallëzimeve, pavarësisht nga bashkëpunimi me prokurorinë dhe policinë.

    “Agjencia ka marrëdhënie korrekte me prokurorinë dhe të gjitha institucionet e tjera. Raste tona tashmë ka filluar një trajtim më të shpejtë, qoftë nga prokuroria, qoftë nga policia. Ende nuk jemi shumë të kënaqur me rezultatet finale, sepse kemi dëshirë që secili kallëzim yni të përfundoj si aktakuzë, e cila pastaj të marrë vendim dënues, që nuk është duke ndodhur”, tha Buleshkaj

    Të Fundit

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Simone Inzaghi pranë marrëveshjes me Al Hilal

    Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit

    Ymeri: Ambasadorët nuk po duan të ndihmojnë në themelimin e një qeverie të udhëhequr nga Kurti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.