Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Më keni vendosur epitete fyese”, Hoti i drejtohet VV-së për marrëveshjen e SHBA-së

    07/07/2021 10:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka hapur debatin parlamentar për marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e ka nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të ish-presidentit Donald Trump, gjatë kohës sa ishte kryeministër. Kjo marrëveshje ka marrë edhe mbështetjen e Administratës Biden.

    Ai deklaroi se nga opozita e atëhershme janë thënë shumë të pavërteta për këtë marrëveshje, teksa shtoi se edhe atij i janë vënë epitete fyese.

    “Janë thënë shumë të pavërteta lidhur me këtë marrëveshje dhe jam kritikuar me një gjuhë jo të papërshtatshme politike në këtë Kuvend nga opozita e atëhershme. Kur unë deklaroja se i besoj Shtëpisë së Bardhë dhe se njohja nga Izraeli është punë e kryer dhe vetëm do të formalizohej me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, popullsitë më quanin mua me çfarëdolloj epitetesh duke ma shtrembëruar emrin dhe duke më vendosur epitete fyese”, ka thënë si.

    E Hoti theksoi se disa nga personat që e kanë kritikuar atë për këtë marrëveshje janë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    Ka prej tyre që tash janë në Kuvend dhe se i meritojnë ato epitete dhe jo unë. Sot ata njerëz nuk kërkojnë falje as ndaj meje e as ndaj Shtëpisë së Bardhë për mungesë respekti dhe besimi. Këta persona unë i kategorizojë në tre grupe. Ata ose janë mashtrues , ose janë të orientuar dika tjetër”, ka thënë ai.

    Më tutje deputeti i LDK-së ka pyetur qeverinë në krye me kryeministrin Albin Kurti se si mund të jetë e dëmshme një marrëveshje që është negociuar nga ShBA-të.

    “Si mund të jetë e dëmshme një marrevshje që vie nga vendi që para 103 viteve i ka stopuar përpjekjet për të copëtuar të gjithë shqiptarët. Ose nga vendi që e ka kërcënuar Millosheviqin se do të ndërhyjë ushtarakisht nëse e prek territorin e Kosovës”, deklaroi Hoti.

     

    Artikuj të ngjashëm

    “Zoti i bekoftë aleatët tanë”: Hoti shkruan për 26 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s

    Hotit: Kurti s’ka shpëtim nga drejtësia, po bën përdhosje të shtetit dhe i ka vënë njollë demokracisë

    Avdullah Hoti: Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese

    Të Fundit

    E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

    Rama: Jemi duke e bërë robotin në Prishtinë, do t’i ndërtojë 600-1000 tulla në ditë nga materialet e reciklueshme

    Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

    U largua nga skena pas një aksidenti – Flet Osman Azemi, tregon si e ka gjendjen

    Këto janë fjalët e Papës së ri: Kisha duhet të sjellë dritë në botën e errët të sotme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.