LajmeZgjedhjet 2025

23-shi i AAK-së, Besnik Krasniqi: Perpara, bashkë e krah njani tjetrit

Besnik Krasniqi mban numrin 23 në listën e AAK-së për deputet, shkruan Demos.

Krasniqi tregoi se ai do ta çojnë zërin e Prizrenit e të Kosovës në vendin ku duhet të dëgjohet: në Kuvend.

”Të dashur qytetarë, miq e bashkëqytetar,

Kam vendosur të garoj për deputet në Kuvendin e Republikës. Do të jem krah Ramush Haradinajt, në projektin për Kosovën fituese, për ndryshimin që po e kërkon vendi ynë me ngulm.

Ne nuk jemi të vetëm në këtë rrugë, jemi bashkë, krah njëri-tjetrit, me besim, me përkushtim dhe me vullnet për t’i hapur vendit derën e zhvillimit, të sigurisë dhe të drejtësisë.

129 është numri i fitores.

23 është numri im në listën fituese.

Me mbështetjen tuaj, do ta çojmë zërin e Prizrenit e të Kosovës në vendin ku duhet të dëgjohet: në Kuvend.

Perpara, bashkë e krah njani tjetrit.”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button