Lajme

Deklaratat e Osmanit, reagon Tahiri: Shokuese të dëgjoj se ajo ka vepruar kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur shokuese që Osmani ka vepruar kundër opozitës dhe duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit.

“Vendimi për datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data e kërkuar nga Kurti, ndonëse kundërshtohej nga partitë opozitare”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Për mua është bukur shokuese të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit. Vendimi për datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data e kërkuar nga Kurti, ndonëse kundërshtohej nga partitë opozitare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button