OP/ED

180 vite burg për Kosovën, lirinë dhe shtetin tonë

Shkruan: Afrim Veseli, kolonel në pension i FSK-së

Diçka nuk kuptova, a mos ke në sallë Danica Markoviq dhe a tha “U ime naroda”? Pa dallim, ama veç edhe më rëndë.

Kush na e bëri, aleati, tradhtarët-shpihunat? Kush na preu në besë??? Ku gabuam? Gabuam që i besuam fjalës së dhënë nga aleatët, na mashtruan? Nuk e di.

Unë i besoj aleatit, nuk e harroj kurrë ndihmën për sa të jam gjallë, e as djali im. Gjithë jetën time ia atribuoj aleatit dhe vëllazërisë me ta. S’dua, thjesht lus Zotin kjo mos të na ndodhë, aleati të më tradhtojë. Sepse besuam në vlera, në vlera të përbashkëta. A gabuam që besuam e nuk u sollëm si Serbia zyrtare me vrasje e masakrime?!

Ne nuk e bëmë. A gabuam?! Tani në këtë pyetje përgjigjen duhet të na japin aleatët. 180 vite burg Kosovës, a është plan-projekt i dikujt që prapë të ketë luftë?? Drejtësia thuhet se është e verbër në kandarin që e mat, po thuhet, ama 180 vite burgim Kosovës së vrarë e të djegur mbi një shekull? Jo sy të mbyllur, zonja e drejtësisë, por sy hapur në kandarin e matjes së drejtësisë. Shpresë, vetëm pak shpresë te Presidenti Trump dhe Amerika.

Nëse dënohemi, asgjë më sdo të na duhet, do e humb kuptimin, dhe… A thua se si ndihen shpihunët, tradhtarët, gjakprishurit? Secili njeri herët a vonë përballet me atë çfarë ka bërë. Pa dyshim.

Back to top button